FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lezhë/Aleatët e PD-së: Qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër

”Grupimi i qendrës së djathtë” i 5 partive aleate të Partisë Demokratike, zhvilluan një takim në Lezhë. Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë. Në këtë organizim, që tashmë njihet si ”Forumi për Zgjedhje të Lira”, u diskutua për krizën politike, institucionale dhe ekonomike në të cilin ndodhet vendi.

”Mbas 30 vitesh tranzicion, ka ardhur koha që njëherë e përgjithmonë zgjedhjet të zhvillohen të lira, të ndershme dhe të barabarta, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër”, thuhet në njoftimin e PD.

Krerët e partive opozitare deklaruan se qytetarët nuk do të lejojnë që zgjedhjet e 30 qershorit të kthehen në një farsë të demokracisë. Duke i bërë apel të gjithë elementëve të përgjegjshëm të shoqërisë dhe politikës shqiptare, për të shmangur përplasjen dhe konfliktin, theksuan se: ”Është e domosdoshme krijimi i kushteve politike për ngritjen e një qeverie tranzitore; e cila do të çlirojë zgjedhjet, ekonominë dhe rrugën europiane të Shqipërisë, si dhe pas tri dekadash t’i japë fund trazicionit të tejzgjatur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?