Lideri çeçen futet në Ukrainë, takohet me gjeneralin e ”vdekur” (VIDEO)

Lufta ruse në Ukrainë vijon, edhe pse palët kanë mbajtur disa negociata. Por ajo që është shqetësuese përpos luftës, është që presidenti i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, i cili është pro luftës, thotë se Moska nuk do të bënte asnjë lëshim ndaj Ukrainës.

Lideri çeçen i cili ka dërguar forca ushtarake nga republika e tij për të mbështetur pushtimin, mendohet se është futur edhe vetë në territorin e Ukrainës. Por më e rëndë është që Kadyrov ka takuar separatistët në krahinat lindore, por edhe në Mariupol, një prej qyteteve më të bombaruar nga rusët.

Ajo që ngre më shumë pikëpyetje është fakti se Kadyrov shihet teksa flet me gjeneralin rus, Andrei Mordvichev, i cili është raportuar i vrarë në luftë prej disa ditësh. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ukraina zyrtare, e cila dha lajmin e vdekjes së gjeneralit rus disa ditë më parë. Por gjenerali del gjallë, pra nuk ka vdekur!

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?