Lindita Nikolla dënon vrasjet masive në Ukrainë: Të ndalet dhuna e ushtrisë ruse, gjenocid!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar vrasjet masive prej ushtrisë ruse në Ukrainë.

Përmes një mesazhi, Nikolla ka bërë thirrje për ndaljen e dhunës.

Vrasjet masive të njerëzve të pafajshëm në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës dëshmojnë se dhuna e ushtrisë ruse po përshkallëzohet drejt formave të gjenocidit. Këto pamje tmerri, prej të cilave njerëzimi dukej se po ndahej, e bëjnë më emergjente ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e luftës në Ukrainë. Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpër këto krime lufte ndaj popullsisë civile dhe bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur!”, nënvizon Kryetarja e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?