LIVE/ Banorët e Unazës sërish në rrugë: Do i mbrojmë me jetë banesat
Ka nisur protesta e banorëve të Unazës së re të cilët kërkojnë dëmshpërblimin e shtëpive e bizneseve të tyre, që do të prishen nga Edi Rama e Erion Veliaj.
Protesta është në ditën e 15 të tyre dhe pritet që të vazhdojë deri në një përgjigje nga qeveria apo bashkia.
Me këtë protestë është bashkuar dhe opozita. Sot në krah të banorëve të Unazës së re janë dy deputetët e PD-së, Flamur Noka e Klevis Balliu.

Banorët kanë nisur marshimin sot drejt zonës së sheshit Shqiponja. Për këtë shkak është bllokuar dhe lëvizja e makinave.
Teksa kanë bllokuar sërish rrugën duke i bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë t’u japë zgjidhje të drejtë kërkesave të tyre.

Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, dhe kanë deklaruar se protestat e tyre nuk do të ndalen deri në fund.
“Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Edhe avokatja e popullit e nxorri blof qeverinë në shumë pika,” tha një banor.
“Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat,” u shpreh ai.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/735425083460306/
KOHA JONË SONDAZH

