LIVE – Bastet, Rama: Një mortje që janë kudo. Ja ku do i lejojmë
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë sot për të gjitha. Nga studioja e emisionit “Dritare me Rudinën”, në News24 shefi i ekzekutivit i vendosur në mes të stuhisë, mes akuzave të shumta pas çdo deklarate apo nisme nga opozita, ka sqaruar disa prej tyre. Ai e ka nisur me vendimin për mbylljen e basteve online.
Kryeministri deklaroi i prerë se nuk do ketë më baste në asnjë vend. Ai tha se do mbyllen të gjitha dhe do të lejohen vetëm në zonat turistike dhe në hotele me 5 yje.
Rama deklaroi se 95 për qind e atyre qe kanë luajtur baste deri tani, pasi 1 janarit të vitit të ardhshëm nuk do të kenë më mundësi për të luajtur.
Rama theksoi faktin se për lojërat e fatit on-line do të kenë një fazë të dytë vlerësimi ku do të ketë rregulla përkatëse.
“Tek online është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksuesshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për ti hedhur baltë. Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë”, tha Rama.
Shefi i qeverisë theksoi se në mandatin e parë nuk kishte mazhorancën për të marrë masat e duhura. Sipas Ramës, kompanitë e basteve kanë lobim shumë të fiqishëm edhe mbi deputetët dhe për mediat përmes reklamave.
“Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë”, shtoi ai.
Pjesë nga intervista
Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë mundeni t’i mbyllni të gjitha?
Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.
Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?
Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ende infromalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.
Po monpolizohen dhe nuk po mbyllen?
Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes.
Rudina Xhunga: Thonë që e ka Olsi Rama, Vangjush Dako, Olsi Rama dalin emrat e bastarena
E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për t’i hedhur baltë. Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë.
Andi Tela: Nga 1 janari nuk do të ketë pika bastesh, por pjesa që i intereson edhe publikut, po mbyllim kompanitë poshtë pallateve, e poshtë dyqaneve. Në një treg normal ka një ligj, i cili ka disa rregulla konkrete. Kur shteti nuk i kontrollon dot vjen ky ligj, merret vendimi drastik për ta mbyllur tregun. Nga 1 janari e tutje ata që e kanë mikrob lojërat, do të gjejnë forma të reja, për të vënë bastet.
Kryeministri Rama: Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë.
Për sa i përket asaj se kjo bëhet se s’ka shtet që të kontrollojë apo si masë për të bërë një spostim masiv të parasë nga bastet tek ekonomitë për familjet… Nëse do ishte se nuk e kontrollojmë dot, le të shikojmë si e kanë vende më të forta se ne. Shko vër baste në New York. Shko tek Trump dhe vër bast. Ne kemi punuar për këtë për disa muaj. Është e vërtetë që e nxorëm menjëherë por kemi punuar disa muaj me një grup të ngushtë. Nëse do e kishim hapur më parë dhe më shumë do kishin hedhur baltë.
Në 31 janar mbyllen të tëra. Mbyllen kazinotë, mbyllen bastet, mbyllet online që është këtu. Po punojmë që të mbyllim dhe online që janë jashtë që të mos kenë akses këtu.
Baste tek bordura para hotel Dajtit viheshin në kohën e Enverit. Është njësoj si të krahasosh një flotë të tërë në det me kalamajtë që kapin peshk tek liqeni me kavanoza. Ne po mbysim një flotë të tërë kriminale që shkatërroi këtë qytet.
Erl Murati: Në 2013 keni premtuar…
Edi Rama: Nuk e kam premtuar. Pyetjen bëjeni mbi fakte. Jo mbi bazën e një gënjeshtre. Shpifjet do t’i luftoj.
Erl Murati: Keni nisur aksionin Fundin e marrëzisë dhe keni premtuar që do ta godisni këtë sektor. Ndërkohë xhiroja e këtij sektori është rritur. Nga 900 pika kanë shkuar ë 4 mijë pika. Në një raport të KLSH thuhet se Agjencia e organizimit të lojërave të fatit ka dështuar.
A mund të themi se Fundi i Marrëzisë ka dështuar dhe qeveria ka dështuar për ta luftuar këtë plagë sociale në 5 vite që keni qenë në pushtet?
Edi Rama: Ne jo vetëm që nuk kemi dështuar por përkundrazi kemi vendosur goxha rregull në një fushë ku ka shumë llum dhe ka shumë informalitet ende. Kemi vendosur goxha rregull. Këto i rrëzon vetëm një fakt. Unë e kontestoj raportin e KLSH-së.
Kompanitë që merren me këtë punë janë përgjysmuar dhe të ardhurat që merr shteti janë dyfishuar.
Erl Murati: Kompanitë mund të jenë përgjysmuar por pikat e basteve janë shumëfishuar.
Edi Rama: Ka shumë më tepër formalizim se ç’kishte.
Murati: Ka katërfishim të pikave të basteve.
Rama: Në bazën e legjislacionit në fuqi ne nuk jemi marrë asnjë herë me bastet, por ka qenë për kazinotë elektronike.
Murati: Po flas për kumarin si plagë sociale
Rama: Unë po flas për një drejtë elementare, mos më ndërprit. Gazetarët marrin kryeministrin dhe i ndërpresin fjalën.
Xhunga: Mos humbasim kohë.
Murati: Nuk keni pse nxeheni.
Rama: E thashë që në këtë sektor kemi bërë shumë, por ka shumë llum akoma. Ndalimi i basteve nuk ka qenë temë. Bastet kanë hyrë si shqetësim sepse filluan të lulëzojnë. Jemi në kushtet ku kemi mundësinë të sfidojmë këtë llum. Ofertat do jenë duke u rritur. Unë jam këtu për të thënë se nuk ka më asnjë lloj diferencimi se nuk do ketë asnjë lloj basti. Po punojmë se çfarë do bëjmë për online në të ardhmen. Pra a mundemi ne të bllokojmë edhe ato që janë jashtë vendit.
Xhunga: Ky vendim u duk sikur erdhi pas vrasjes në bllok.
Rama: Kemi bërë një studim të kësaj situate. Nuk ka lidhje fare me këtë që thua ti. Goditja është bërë blic.
Xhunga: Unë përmenda emrin e Dakos për shkak të autobusëve të Durrësit me reklamat e basteve.
Rama: Autobusat janë linja private dhe nuk pyesin bashkinë se çfarë reklame të bëjnë. Pra ti duhet të bësh investigimin pas asaj që ke parë. Mos flisni me hamendje.
Xhunga: Është ofenduese për qytetarin që reklamat të bllokojnë autobusët.
Rama: Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeç. Unë nuk i kam borxh askujt që djali im të rritet në terrorin e shpifjes. Unë jam babai i një djali 4 vjeç… Nuk e harroj atë momentin kur djali im ishte futur poshtë krevatit se kishte te dëgjuar se ai nuk ishte djali im. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve.
vijon…
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2197948477191999/
KOHA JONË SONDAZH

