LIVE/ Konventa e LSI: Zhvillime të reja tronditëse për çështje javësh
Situata në të cilën po kalon vendi, ka bërë që Lëvizja Socialiste për Integrim, ta analizojë në një rrafsh më të gjerë krizën që po kalon politika. LSI, ka mbledhur Konventën Kombëtare, ku marrin pjesë qindra anëtarë të kësaj force politike.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se vendi ndodhet në një moment delikat. Ajo foli për një front të madh opozitar ndaj krimit që ndodhet në qeverisje. “Jemi mbledhur në një moment delikat të vendit për një mision që shkon përtej dimensionit dhe aksionit politik të një partie, mision për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ajo.
“Nuk kemi më kohë për të humbur me retorikën politike që bien në vesh të shurdhër dhe jemi gati. Ne duhet të thyejmë heshtjen dhe apatinë në rrugët e vendit ku ligjin e bëjnë bandat”, shtoi kryetarja e LSI-së.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se është çështje javësh dhe Kryeministri bie. “Dëmi që ky njeri po i bën shoqërisë dhe këtij vendi është i madh dhe i pashëruar. Sa më shumë Rama të qëndrojë në pushtet, aq më e vështirë do të jetë që ta sjellim Shqipërinë në rrugën që duam. Do ta rrëzojmë shumë shpejt, në mënyrë shumë të shpejtë, çështje javësh këtë Kryeministër të degraduar”, u shpreh Vasili.
Fjalën hapëse e mori nënkryeteri i LSI, Luan Rama deklaroi se qytetarët e ftuan LSI të bëhet mburojë e stabilitetit dhe të merrte përgjegjësinë e ruajtjes së funksionimit demokratik të institucioneve.
“LSI do të bëhet mburojë e krimit, trafikantëve dhe bandidëve që në rrugë dhe në qeveri janë njësoj. Ne me forcën dhe zemrat tona, me forcën e solidaritet e kurajos qytetare, do ti bëhemi barrierë trafikantëve, timonierëve, tepsexhinjëve dhe të gjithë atyre që ju ka humbur timoni dhe patentat e krimit. Ne jemi në anën e qyterarëve dhe bashkë me qytetaret për ti thënë jo krimit jo qeverisjes që është nën pushtetin e krimit dhe jo pushtetit që është nën qeverisjen e krimit”, deklaroi Luan Rama.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1428430900602981/
KOHA JONË SONDAZH

