LIVE/ Lulzim Basha në Berat, prezanton platformën e PD

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Berat.

Ai ka zhvilluar takime të shumta me banorët dhe simpatizantët e PD-së.

Ndërkohë që ka nisur një takim me qytetarë të Beratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Takim me qytetarët e Beratit. Prezantimi i platformës për clirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Facevook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha është shprehur se mazhoranca e ka bllokuar nismën për ‘vetting në politikë’.

Sipas Bashës, kjo nismë do të miratohet, siç u miratua ligji i dekriminalizimit.

Duke folur nga Berati, Basha ka përmendur me emra politikanët që duhej të ishin prapa hekurave.

“Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Qazim Sejdini etj., duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin.

Nuk ka këtu të shkosh me makinë luksoze dhe të mbash konferenca shtypi, gjoja për qytetarët”, tha kreu i PD-së gjatë fjalës së tij.

Ndiqeni live:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?