VIDEO- Nis protesta e banorëve të Unazës së Re. Opozita qëndron në krah të tyre!

Banorët e zonës së “Astirit” vijojnë protestën e tyre, tashmë në ditën e 67-të, duke kundërshtuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” të Tiranës.

Por kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga “kryengritja” e tyre dhe pas zbulimit të skandalit të falsifikimit të dikumentave nga ana e kompanisë fituese për realizimin e projektit të Bashkisë së Tiranës, banorët tani kanë shkuar më tej, ku nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.

Dhe në përkrahje të tyre ashtu si netët e tjera, kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, mes të cilëve edhe ai demokrat Klevis Balliu dhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari. Ai u shpreh nuk do të lejohet prishja e banesave dhe se nuk do të largohen nga protestat pa anulimin e projektit korruptiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/577930742630106/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?