Opozita tryezë për buxhetin, Basha: Pasurohen oligarkët

Opozita nuk është në seancë plenare për të kundërshtuar buxhetin e vitit 2019 të sjellë në Parlament nga maxhoranca por ka thirrur një seancë paralele me grupe interesi, që preken drejtpërdrejt nga buxheti i sjellë nga shumica.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se rritja e borxhit dhe koncesionet kanë sjellë një faturë të tmerrshme për ekonominë dhe se buxheti i vitit 2019 është buxhet i pasurimit të oligarkëve dhe i vjedhjes.

“Opozita do bëjë publike buxhetin që vjedh dhe zhvat taksat e shqiptarëve. Dhënia e koncesioneve 10 oligarkëve. Rritja e borxhit dhe koncesionet kanë sjellë një faturë të tmerrshme për sektrorët e ekonomisë. Shqipëria ka nevojë për një buxhet realist që të ndalë largimin masiv të shqiptarëve, pasi 1 në 6 shqiptarë po largohet nga vendi. Buxheti 2019 është buxheti i vjedhjes dhe pasurimit të oligarve ”- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Live-Tiranë. Bashkëbisedim për Buxhetin 2019

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, po drejton takimin në të cilin janë ftuar të marrin pjesë shoqata të biznesit, biznesmenë, grupe interesi, fermerë, pronarë dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita e ka kundërshtuar buxhetin e sjellë nga maxhoranca në Parlament, duke kujtuar se ndryshe nga se është premtuar, borxhi publik është rritur akoma më shumë. Në takimin e sotëm, edhe një herë kreu i PD-së, Lulzim Basha, pritet të paraqesë alternativën e opozitës për rritjen ekonomike dhe fuqizimin e sektorëve të veçantë.

PD ka premtuar një plan për subvencione në sektorin e bujqësisë, me 150 milionë euro në vit gjatë qeverisjes së saj. Sipas Bashës, kjo skemë subvencionesh do të shkojë te çdo familje fermere në bazë të prodhimit të tyre.

Tabaku ka theksuar se me projektin “1 miliard euro”, qeveria dhe maxhoranca ndërmori nismën që do të shkatërrojë arkat e shtetit shqiptar dhe paratë publike si asnjëherë më parë. “Skemat e dështuara dhe të konfirmuara si dështim të PPP-ve u çuan në një stad tjetër, duke përfshirë në një skemë piramidale gjithë buxhetin e shtetit. Sot Shqipëria ka një borxh publik 71% të PBB-së, ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së. Këto skema janë kontrata e përjetshme që qeveria ka lidhur me oligarkët për të kaluar përjetësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe më pas xhepat e qeveritarëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?