LIVE-Protesta te “Astiri”, Basha: Shembja e shtëpive, skenar i një spastrimi etnik
Kreu i PD-së Lulzim Basha është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin “Real Story” në Vizion Plus
I pyetur edhe në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës lidhur me çështjen e banorëve të zonës së “Astirit” në kryeqytet, banesat e të cilëve përfshihen në projektin e Bashkisë së Tiranë për zgjerimin e Unazës së Re, kryedemokrati theksoi se “shembja e shtëpive është një produkt i një paligjshmërie barbare. Tirana në radhë të parë janë njerëzit, po ju cenohet e drejta e tyre”.
Kreu demokrat Lulzim Basha i ftuar në Real Story, në Vizion Plus, deklaroi para moderatorit Sokol Balla se ai si kryetar opozite do të qëndrojë në krahun e banorëve të Unazës së Re.
Basha tha se projetki i Unazës së Re ka disa afera korruptive, pasi vetë shuma 20 mln euro e tregon një gjë të tillë.
Kreu demokrat se projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri barbare sepse 317 banesa rrezikohen te prishen.
Basha theksoi se detyra e çdo institucioni që të jetë në krah të njerëzve. Duke u ndalur tek prishja e banesave, Basha nuk nguroi ta cilësonte si një spastrim etnik. Ai tha se nuk mund të shkosh dhe t’u thuash qytetarëve që kanë 24 orë për tu larguar. Kreu i PD-së tha se qeveria po sillet me shqiptarët njëlloj si serbët me kosovarët.
“Çfarë është Tirana? Unë kam qenë kryetar i bashkisë, në radhë të parë për mua janë njerëzit. E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin tu prishnin shtëpinë dhe tu thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo ëhstë antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve.
Këta kanë shkuar në shtëpitë e mbi 1 mijë familjeje rreth 317 banesa. Ky është një produkt i pa një ligjshmërie barbare. Jo vetëm unë jo vetëm politikanët, por kjo është detyrë e çdo institucioni. Është fare e natyrshme që unë si kryetar i opozitës dhe politikanët e tjerë jemi aty për të kërkuar zbatimin e ligjit. Mesa duket projekti ka disa probleme serioze. Janë dhënë 20 milionë euro për 1.9 kilometra në një segment të Unazës. Afera e tenderimit është korruptive, ku janë 3 kompani e 4-ta është futur si bedel, për të përmbushur anën formale të ligjit ku thotë se të treja lotet janë fituar pa garë. E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet ti mbronin”, deklaroi Basha.
I quajti protestuesit “shpellarë”, Basha: Veliaj u tregua racist
Kreu i opozitës Lulzim basha, tha se gjuha e përdorur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj ndaj protestuesve ishte gjuhë raciste.
I ftuar në ‘Real Story’, ai tha se të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar fare mirë gjuha e Veliajt ishte raciste dhe i drejtohej shqiptarëve që vijnë nga veriu i vendit.
“Kemi qytetarin e parë të Tiranës që u drejtohet protestuesve shepllarë dhe vijmë aty s kjo nuk ka të bëjë me njerëzit. Por makutëria e madhe e bën qytetarin e parë të Tiranës që të ofendojë qytetarët, sepse është tenderi 20 milionë eurosh. Ju e dini fare mirë se çfarë është ajo ‘Shpellar’ që Veliaj ju drejtua qytetarëve, ajo është racizëm”, deklaroi Basha.
“Unaza e Madhe”, Basha: Ja çfarë do të kisha bërë, nëse do të isha kryeministër
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka folur edhe mbi përplasjen mes banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër qeverisë dhe bashkisë, të cilët duan tu prishin banesat pa i dëmshpërblyer. Basha deklaroi se nëse ai do të ishte kryeministër do të zbatonte ligjin, dhe do të dëmshpërblinte 100 për qind banorët.
“Çfarë do të bënim ne? Ne do të zbatonim ligjin. Do të bënim konsultimin publik dhe pas marrjes së mendimit të banorëve dhe do të bënim shpronësimet dhe kjo ka ndodhur, siç kemi bërë me një pjesë të projektit të Unazës së Madhe. Banorët nuk janë lajmëruar vetëm se një ditë kanë parë shenjat e ARRSH-së dhe u thonë që kjo banesë do prishet se e kap projekti”, u shpreh Basha.
“Unaza e Re”/ Basha: Po favorizohen bizneset e një ish deputeti të mazhorancës, pjesë e krimit të organizuar
Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e stome se ka informacione se në projektin e Unazës së Re, po favorizohen disa subjekte biznesi të cilat i përkasin një personi të inkriminuar, i cili mandatin e shkuar ka qenë pjesë e mazhorancës mandatin e shkuar. Sa i përket emrit ai tha se do të bëhet publik më vonë, sapo gjithçka të verifikohet.
“Qytetarët kanë të drejtën për të bërë gjithçka për të mbrojtur pronën e tyre. kur shteti nuk e mbron dot ligjin, atëherë qytetarëve ju lind e drejta që të bëjnë gjithçka. Sa i përket projektit kemi të dhëna se janë bërë favorizime dhe po mbrohen disa biznese të një personi të inkriminuar, i cikli ka qenë edhe në parlament si pjesë e mazhorancës”, deklaroi Basha.
“Lleshi” – Kush ka të drejtë Meta apo Rama?
Lulzim Basha, u pyet nga gazetarët se kush mes presidentit dhe kryeministrit e ka shkelur realisht Kushtetutën sa i përket çështjes ‘Lleshi’.
Basha tha se për të dhe për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë lloj rëndësie se kush është ministër i Brendshëm, pasi çdo emër që Rama do të propozojë në atë post, ka vetëm një qëllim, fshirjen e dosjeve kriminale.
“Se shkon Lleshi apo jo MInistër i Brendshëm për ne nuk ka pikë rëndësie, ajo mbetet nën kthetrat e Ramës, i cili kërkon të mbyllë dosjet hetimore të Dakos, Tahirit, Ballës, Gjiknurit, Ahmetajt të vetat. Në këtë situatë paligjshmërie i vetmi preokupim i Ramës është që të mbyllë hetimet. Akti i presidentit të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Dje pate vrasje në Shkodër, sot të tjera vrasje, kjo e Lleshit është vetëm për 6të tërhequr vëmendjen. E rëndësishme është kjo që rendi është në kolaps, asnjë ministër i emëruar nga Rama nuk do t’i japë zgjidhje”, tha Basha.
https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/2260112374032835/
Lajmi në përditësim…
KOHA JONË SONDAZH

