Lleshaj kërcënon nga Korça: Kush cënon votën do ndëshkohet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli sot nga Korça për procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Lleshaj, tha se qeveria është angazhuar për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët dhe ata që do të përpiqen ta cënojnë atë do të japin llogari para ligjit.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi ministri  Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?