“Lleshi”, Fleckestein: Shpresoj që ky ngërç të zgjidhet sa më shpejt
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckestein në një konferencë të posaçme për shtyp dhe i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca inkurajoi drejtësinë duke vlerësuar se procesi i vettingut duhet të vazhdojë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me përplasjen institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit që shkaktoi rrotacioni në drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, i cili u propozua të zëvendësohej nga Sandër Lleshaj, eurodeputeti vëren se institucioni i Presidentit nuk ishte i bindur plotësisht për kandidaturën e Kryeministrit Edi Rama.
Raportuesi i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit mes qeverisë dhe presidencës.
“Nuk do guxoj të mbaj anën e askujt. Besoj në gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet një ministri i Brendshme funksionale. Informacioni që unë kam rreth zotit Lleshaj është pozitiv. Unë nuk di arsyet përse Meta nuk ka dekretuar.”- theksoi Fleckestein.
Sa i takon faktit që vendi është pa gjykatë Kushtetuese Freckenstein ka këtë koment:
“Nuk është siutatë e mirë pa gjykatë Kushtetuese. Ne të gjithë e dimë por në këtë proces ka një lloj efekti domino, por unë nuk shoh një problem”– u shpreh Knut Fleckestein.
Sa i takon ngjarjes në Bularat komenti i eurodeputetit është:
“Nuk duhet të lejojmë nacionalizmat për të agravuar situatën”- deklaroi eurodeputeti.
KOHA JONË SONDAZH

