FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lobimi 1 milion dollarë, Balla: Kallëzim penal Bashës për pastrim parash

Kontrata lobuese 1 milion dollarë e Partisë Demokratike në SHBA është kthyer në një temë debati edhe në seancën e sotme plenare. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka vijuar akuzat e forta ndaj PD dhe kreut Lulzim Basha dhe në foltoren e Kuvendit, teksa tha se ky i fundit duhet të dënohet për disa vepra të rënda penale.

Sipas tij, PS do të kallëzojë në Prokurori kreun e PD për pastrim parash, duke shtuar se partinë që ja falën e ktheu në makinë larëse parash.

“Fondi është krijuar në një ishull of-shor për të fshehur gjurmët që të cojnë te Basha, i cili po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave në favor të PD. Ke ngritur një furtunë, kazanin e akuzave për përgjimin e dy kriminelëve dhe arrestimin e një biznesmeni me 863 mijë euro në makinë, duke bërë prokurorin sa herë do, ti ende nuk ke gjetur asnjë moment dhe sot është dita të dalësh e të sqarosh ku i ke gjetur 1 mln dollar për të nxirë Shqipërinë. Përmes kujt i keq cuar në një ishull of-shor për t’ju ikur radarëve të ligjit. Cilët janë të huajt me të cilët ke bashkëpunuar për këtë aferë të paligjshme? Ka dyshime se jemi në kushtet e disa veprave të rënda penale, që bien direkt mbi Bashën. Jemi në kushtet e dy veprave penale, që dënohen me burg, ajo e pastrimit të parave, hera e parë që një parti bëhet makinë larjesh parash. Ta falën partinë, e përdore si mall të falur dhe e ktheve në makinë pastrimi parash”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?