Lojrat e fatit, Balla: Kjo është betejë Lulzim, kundër krimit të organizuar, jo videot që prodhon ti në SHQUP

“Lulzim, je bërë si një ndërmarrje kinematografike artizanale”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e parlamentit deklaroi se opozita sot duhet t’i linte mënjanë hallet e veta të ditës dhe arsyet e bojkotit e të ishte në Kuvend për të votuar shërimin përfundimtar të një mortje 25 vjeçare që ka dëmtuar me mijëra familje shqiptare.

Sipas Ballës, vendimi i sotëm është një vendim edhe në luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është betejë Lulzim kundër krimit të organizuar, jo videot që prodhon ti në SHQUP. Betejë është ti heqësh krimit financimin dhe kjo që ne bëjmë sot tregon vendosmërinë tonë, forcën e ligjit pë për ti hequr krimit nga duart bastet, kazinotë elektronike e çdo lloj financimi të paligjshëm”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej gjatë fjalës së tij, Balla duke folur për lidhjet e drejtuesve më të lartë të PD-së me biznesin e basteve dhe kazinove tha:

“Mbrëmjen e djeshme një media kosovare e më pas disa media shqiptare kanë publikuar një fotografi, që në fakt konfirmuan atë akuzë që kam bërë disa herë në këtë foltore të lidhjeve të ish-kryeministrit të asaj kohe me një biznes të pisët. Më vjen keq për shumë media që vrapojnë të nxjerrin çdo lloj fotografie të çdo lloj qytetari dixhital që fsheh Saliu mbrapa e që nuk gjeti 2 cm katror në portalin e vet të nxirrte këtë denoncim të një mediaje kosovare për një rast të konfirmimit real të lidhjes së drejtuesve më të lartë të PD-së me biznesin e basteve dhe kazinove. Po ti hym edhe kompanive të kunatiti të “Shokut Xhemal” na dalin dhe aty llogari shkëmbimesh tregtare me sektorin në fjalë. Por PD-ja sot humbi një shans të artë për tu ndarë nga politika kuturru e çështjeve kuturru dhe për të ardhur për të dhënë një votë për njerëzit”, tha greu i grupit parlamentar socialist.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Kjo ëshët shumë e thejshtë për këdo që ka bveshë të dëgjojë, se kjo është nnjë prej atyre çështjeve që ndan qartë ne që jemi të angazhuar ta kemi vëmëndjen tek njerëzit dhe ata që nuk dihet ku janë. Unë besoj që nuk kishte një çështje tjetër përgjatë këtij sesioni parlamentar për të cilën opozita ti linte mënjanë hallet e veta të ditës, arsyet e bojkotit të Kuvendit, por të ishte bashkë me ne për të votuar shërimin përfundimtar të një mortje 25 vjeçare që ka dëmtuar me mijëra familje shqiptare. Ne sot marim një vendim edhe në luftën tonë të pakompromis kundër krimit të organizuar. Kjo është betejë Lulzim kundër krimit të organizuar, jo videot që prodhon ti në SHQUP. Betejë është ti heqësh krimit financimin dhe kjo që ne bëjmë sot tregon vendosmërinë tonë, forcën e ligjit pë rti hequr krimit nga duart bastet, kazinotë elektronike e çdo lloj financimi të paligjshëm. Tregu i basteve ka qarkulluar 700 milion me gjithë përpjekjet tona, ende kemi qenë shumë larg kontrollit dhe formalizimit të këtij sektori. Pjesa tjetër janë para që kanë financuar krimin.
Kjo është domethënia më e qartë e çfarë ne kemi marë përsipër të bëjmë. 7 mijë persona që gjoja dalin papunë, po ju them janë të paktën 70 mijë familje që kanë vuajtur pasojat e kësaj mortje 25 vjeçare. Ne jemi për familjet, për nënat e vajzat që më në fund me 31 dhjetor do të kenë burrin në shtëpi, paratë e bukës për bukë, jo për bixhoz e baste .
Doja të ndaja me ju kolegë, shumë vite më parë në këtë foltore akuzoja sesi qeverisja e asaj kohe toleronte Lulzimin, jo Lulin, por Lulëzimin si proces natyror të pikave të kazinove në çdo cep të Tiranës e mu në mes të ish-bllokut. Kryeministri i asaj kohe me furi u përbetua se do të ma bënte fytyrën si këpuca, për shka të lidhjeve të tij familajare me atë biznes. Mbrëmjen e djeshme një media kosovare e më pas disa media shqiptare kanë publikuar një fotografi, që në fakt konfirmuan atë akuzë që kam bërë disa herë në këtë foltore të lidhjeve të ish-kryeministrit të asaj kohe me një biznes të pisët. Më vjen keq për shumë media që vrapojnë të nxjerrin çdo lloj fotografie të çdo lloj qytetari dixhital që fsheh Saliu mbrapa e që nuk gjeti 2 cm katror në portalin e vet të nxirrte këtë denoncim të një mediaje kosovare për një rast të konfirmimit real të lidhjes së drejtuesve më të lartë të PD-së me biznesin e basteve dhe kazinove. Po ti hymë edhe kompanive të kunatiti të “Shokut Xhemal” na dalin dhe aty llogari shkëmbimesh tregtare me sektorin në fjalë. Por PD sot humbi një shans të artë për tu ndarë nga politika kuturru e çështjeve kuturru dhe ëpr të ardhur për të dhënë një votë për njerëzit. Janë dy çështje sot. Një çështje që u bën mirë të gjithë fëmijëve të deputetëve socialistë dhe demokratë kudo në Shqipëri dhe PD mungon. Është projektligji për mbylljen përfundimtare të basteve dhe kazinove ngjitur me dyqanet e bukës dhe shkollave. Kto janë çështjet pse njerëzit na kanë sjellë në këtë sallë, nuk na kanë sjellë për ti thënë unë përditë Lulzimit e Lulzimi mua për ditë do të çoj në Prokurori etj me radhë, por për të votuar ligje për njerëzit. Më vjen keq Lulzim që je zhytur kaq keq, je bërë si një ndërmarrje kinematografike artizanale, e cila nuk gjeti dot skenarist apo një regjizor të zoti për të prodhuar të paktën njërën edhe me kuptim, por përsëri them, PD-ja sot humbi një rast të mirë për tju treguar shqiptarëve që kanë ardhur në Kuvend për të përfaqësuar popullin shqiptar. Jam shumë krenar që me pafund janë nënat dhe motrat që na kanë mbështetur në këtë përpjekje tonën për të forcuar forcën e ligjit kundrejt një sektori që qeveritë një pas një nuk arritën ta fusnin nën zap. Më në fund për shkak edhe të angazhimit, Edi Rama meriton gjithë respektin e të gjitha nënave dhe motrave shqiptare që më në fund po bëjmë atë që duhet ta kishim bërë shumë kohë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?