LSI: Çdo ditë e më shumë po konfirmohen lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar
Sekretari i Përgjithshëm dhe deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari në një konferencë për shtyp sulmoi ashpër qeverinë “Rama”. Në një dalje nga selia e tij, Braimllari tha se Rama po dhunon Kushtetutën dhe institucionet që sipas tij i shjërbjnë dhe bashkëpunëtorëve të tij në krim.
Po ashtu, në emër të LSI-së ligjvënësi i drejtoi sërish disa pyetje Ramës, të njëjtat me ato në deklaratën e djeshme, duke nisur nga arsyeja e dorëheqjes së Xhafajt, e deri tek Tahiri.
“Dhunimi i Kushtetutës dhe institucioneve i shërben Ramës, për të mbyllur çështjen e bashkëpunëtorit të tij në krim. Duam përgjigje nga Rama, që e pret e gjithë Shqipëria. Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafës, ish-ministër i brendshëm? Përse ka frikë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nga Avdylajt? Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas? Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën? A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon? Më çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?”, tha Braimllari.
Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së
Zhvillimet e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmojnë për të disatën herë lidhjen e Edi Ramës me krimin e organizuar.
Paligjshmëria e Edi Ramës synon mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij, Vangjush Dako dhe ministrat e tjerë të lidhur me botën e krimit të organizuar në Shqipëri. Me ndihmën e të cilëve u realizua dhe blerja e zgjedhjeve. Ato çka kemi bërë publike prej kohësh, përfshirjen e strukturave kriminale në zgjedhjet e Qershorit janë vërtetuar sot.
Dhunimi i Kushtetutës dhe i institucioneve, kapja e Prokurorisë së Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda i shërbejnë Edi Ramës për të mbyllur një orë e më parë çështjet e bashkëpunëtorëve të tij në krim. Po risjell përsëri në vëmendje të opinionit publik pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga Edi Rama, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria.
Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafes, ish Ministër i Brendshëm?
Cila është lidhja e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë me Avdylajt?
Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat?
Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit?
Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit?
A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?
Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën?
A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?
A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon?
Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?
KOHA JONË SONDAZH

