LSI, Spahiu – Braçes: Të është mbyllur goja me fonde e tendera, ndaj je kundër Statusit të Minatorit
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu sulmon ashpër kryetarin socialist të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe. Shkak i këtyre akuzave është bllokimi nga socialistët i nismës ligjore të propozuar nga deputeti i LSI-së për “Statusin e Minatorëve”.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu i kujton Braçes se ka ngecur në mes dy periudhash të së majtës, atë të PS-së dhe atë të “Rilindjes”, dhe për pasojë nuk ka asnjë reagim ndaj propozimit për minatorët.
Ndërkohë, Spahiu e akuzon Braçen se i ka harruar minatorët, ka harruar varfërinë madje e ka thelluar atë, sepse, vijon Spahiu, i është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që është zgjedhur.
Reagimi i plotë i Përparim Spahiut
Ti Braçe, kryetar i komisionit të ekonomisë je bërë për të ardh keq. Ke ngec në mes socialistësh apo rilindasve…
Ke pesë vite që drejton komisionin më të rëndësishëm që vetëm ekonomi s’ka bërë në këtë vënd.
Katër vite u more me akciza pijesh energjike apo birrës vendase….(bëre diçka në fakt, i kalove më shumë para bashkive të mëdha që drejtojnë Rilindas me taksën e makinave)
Ke harruar Minatorët, ke harruar varfërinë, madje e ke thelluar atë dhe e di pse, sepse të është mbyllur goja me fonde e tendera për zonën që je zgjedhur!
Nuk i kalon më shumë rent nga kromi bashkive më të varfëra, nuk fole kurrë për rrugën e Arbrit dhe e di ç’po bën tani….
JE KUNDËR STATUSIT TË MINATORIT

KOHA JONË SONDAZH

