LSI, Spahiu: Një tjetër lajm i zi për ekonominë dhe Shqipërinë
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, e ka cilësuar një lajm të keq për Shqipërinë dhe ekonominë shqiptare, rënien e të ardhurave për muajin shtator.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu thekson se ky është një lajm i zi për ekonominë, pasi kanë rënë të ardhurat me 13 për qind.
Reagimi deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu:
Tjetër lajm i Zi…!!
Të ardhurat në Shtator 13% më pak se plani.
Rënie tatimi mbi të ardhurat personale.
Po si mund të arkëtohen më pak kur tre ditë më parë na shitën lajmin e 70 mijë vëndeve të reja pune?
Po si mund të realizohet më pak kur investimet e huaja na qënkeshin rritur me miliona euro?
?Mashtrime ditën për diell…!!
Atë që po i bëjnë këtij vëndi këta, as turku nuk e ka bërë…!!!
KOHA JONË SONDAZH

