Luan Rama falenderon ambasadën e SHBA në Tiranë

Me anë të një postimi në faqen e tij në fb, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama teksa përkujton 20-vjetorin e diplomimit të tij në një prej qendrave amerikane më të njohur në fushën e studimeve strategjike të politikave të mbrojtjes dhe të sigurisë siç është qendra “George C. Marshall”, ka gjetur mundësinë të falenderojë edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë.
Siç shprehet vetë zoti Rama, ambasada ia mundësoi 20 vjet më parë zëvendëskryetarit të LSI-së që në atë kohë ishte deputet i Partisë Socialiste, vajtjen në atë qendër për studime pasuniversitare.
Ja çfarë shkruan zoti Luan Rama në faqen e tij ne fb:

Mirënjohje ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe qendrës së studimeve strategjike “George C. Marshall”.

20 vjet më parë, ambasada e SHBA në Tiranë më dha mundësinë e më krijoi privilegjin të shkoja për studime pasuniversitare në “George C. Marshall”, Qendra Europiane për Studime të Sigurisë që ndodhet në Garmisch – Partenkirchen, një qytet i vogël pranë Mynihut në Gjermani, e financuar në masën 95 përqind nga qeveria e SHBA-së dhe 5 përqind nga qeveria federale e Gjermanisë.
E gjithë periudha e studimeve në këtë shkollë, një nga më të mirat e SHBA-së për politikat e mbrojtjes e të sigurisë, ishte e mbetet për mua një përvojë unikale, që më dha mundësinë të marr njohuri e dije në çështje të politikave të mbrojtjes e të sigurisë, të ndarjes e balancimit të pushteteve, të bashkëpunimit e ndërveprimit ndërkombëtar, të menaxhimit të krizave e të konflikteve, të funksionimit demokratik e kontrollit civil mbi forcat e armatosura etj.
Bashkë me mikun tim kolonel Pajtim Ribaj që gjithashtu qe student në të njejtin kurs me mua, patëm mundësinë të përjetojmë një përvojë të papërsëritshme prej faktit se gjatë kohës së studimeve, zhvillohej edhe lufta për çlirimin e Kosovës, gjë që përcaktoi në një masë të konsiderueshme edhe korpusin e kurikulave të studimeve, por që na dha edhe mundësinë të ishim protagonistë të debateve, diskutimeve e polemikave në leksione dhe seminare, duke evidentuar në mënyrë të veçantë rolin historik të UÇK-së dhe partneritetin e shkelqyer të saj dhe të Shqipërisë me NATO-n.
20 vjet nga koha e diplomimit, gjej rastin e kam obligimin të falenderoj edhe një herë me mirënjohje ambasadēn e SHBA në Tiranë dhe Pentagonin, për vlerësimin dhe nderin që më bënë, për mundësinë dhe privilegjin e veçantë që më dhanë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?