Luan Rama: Kush fshihet pas 4 emrave që përmendi Ambasadori i SHBA?

Deputeti i LSI, Luan Rama ka komentuar sot deklaratën e ambasadorit të SHBA, Donald Lu për politikanët e përfshirë në krimin e organizuar.  Donald Lu përmendin emrin e “Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit”.

Luan Rama shprehet se të gjithë e dinë që pas atyre emrave fshihet Kryeministri Edi Rama.

“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin! Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë! Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!…”,- shkruan Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?