Luan Rama: LSI, dimensioni dhe shpirti qytetar i opozitës (VIDEO)
Nënkryeteri i LSI-së, Luan Rama, i cili hapi edhe Konventën Kombëtare të kësaj force politike, deklaroi se qytetarët e ftuan LSI-në që të bëhet mburojë e stabilitetit dhe të merrte përgjegjësinë e ruajtjes së funksionimit demokratik të institucioneve.
“LSI do të bëhet mburojë e krimit, trafikantëve dhe bandidëve që në rrugë dhe në qeveri janë njësoj. Ne me forcën dhe zemrat tona, me forcën e solidaritet e kurajos qytetare, do ti bëhemi barrierë trafikantëve, timonierëve, tepsexhinjëve dhe të gjithë atyre që ju ka humbur timoni dhe patentat e krimit. Ne jemi në anën e qyteraë dhe bashkë me qytetaret për ti thënë jo krimit, jo qeverisjes që është nën pushtetin e krimit”, deklaroi Luan Rama.
Rama, vuri theksin te lufta ndaj krimit, trafikut korrupsionit qeveritar duke e cilësuar forcën ku ai bën pjesë, si si dimensioni dhe shpirti qytetar i opozitës.
“Jo krimit dhe jo qeverisjes së krimit. LSI-ja nuk është vetëm dimensioni qytetar i opozitës, LSI nuk është vetëm zëri që artikulon qartë në opozitë interesin e qytetarëve, por LSI-ja është shpirti, zemra e rezistencës shqiptare përballë të keqes, përballë krimit, trafikut dhe korrupsionit qeveritar”, tha Luan Rama.
https://www.facebook.com/luanrama.al/videos/vb.1233456736767027/1415732228539476/?type=2&theater
KOHA JONË SONDAZH

