FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: Politika e fasadave dhe e hipokrizisë së Edi Ramës, përmbyti Vlorën

Drejtuesi i LSI në Qarkun e Vlorës, Luan Rama ka denoncuar qeverinë dhe Bashkinë e Vlorës si autore të përmbytjeve në këtë qytet.

Në një postim në Facebook, Luan Rama ka publikuar pamje nga rrugët e përmbytura në Vlorë, një fenomen ky që nuk njihej më parë në këtë qytet.

“Politika e fasadave përmbyt vlorën !… Si asnjëherë tjetër më parë, mëngjesi i sotëm e gjeti Vlorën pothuaj të gjithën të përmbytur. Pa bërë politikë me përmbytjen, se dukuri të tilla ndodhin kudo prej efektit të reshjeve të shumta, në Vlorë janë pushtuar nga uji sot edhe zona që nuk janë përmbytur kurrë historikisht. Politika e fasadave dhe e hipokrizisë së Edi Ramës, përmbyti Vlorën”,- shkruan Luan Rmaa në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?