Luçiano Boçi: Rama po i merr zvarrë studentët me VKM-ra, pa pikë lidhje
Për deputetin demokrat Luçiano Boçi, kryeministri Edi Rama po përpiqet të ndjekë të njëjtën strategji që ai ndoqi me studentët katër vite më parë, duke i tërhequr zvarrë me dhunë nga greva e urisë.
Duke iu referuar ngjarjes në fjalë me studentët e infermierisë, Boçi thekson se edhe sot ai po bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël: “Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale. Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur. Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!”- shprehet ligjvënësi demokrat në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.
Reagimi i plotë i Luçiano Boçit
Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale.
Në 2015, Rama i nxorri duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë.
Ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.
Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël!
Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale.
Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.
Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!
KOHA JONË SONDAZH

