Lumë kritikash në SHBA për xhaketën e Melania Trump

Melania Trump ka sjellë fortunë në botë pas një xhakete me një mbishkrim në kurriz. Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vënë orët e fundit në qendër të kritikave, si rrallë herë, për zgjedhjen në veshje.

Gjatë vizitës në një qendër në Teksas ku mbahen fëmijët emigrantë, Melania Trump kishte veshur një xhaketë në të cilën ishte shkruar “Nuk më intereson fare, po ty?”. Veshja e saj ra në sy më së miri teksa Zonja e Parë ngjiste shkallët e avionit presidencial.

Pas komenteve të shumta dhe kritikave anembanë botës, zonja Trump reagoi përmes zëdhënëses së saj, e cila sqaroi se veshja dhe shkrimi mbi të nuk kishte asnjë mesazh të fshehur dhe as nuk ishte zgjedhje satirike e qëllimtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhaketa Zara, e cila kushtonte vetëm 39 dollarë, shkaktoi një lumë të paparë reagimesh në rrjetet sociale. Vetë Presidenti Donald Trump reagoi në Twitter duke theksuar se shkrimi në xhaketën e së shoqes i referohej mediave që bëjnë lajme të rreme. Por, për përdoruesit e rrjeteve sociale, shkrimi në xhaketë kishte qartazi një mesazh të fshehur. Për të tjerë, Melania ka shkelur hapur protokollin e Shtëpisë së Bardhë, pasi nuk është konsultuar me askënd për këtë veshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?