FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Majko: Në LSI mendojnë se në PS janë të pabesë

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Top Story” u shpreh se koalicioni mes PS dhe LSI po funksionin. Por nga ana tjetër ai pranoi se problemet ekzistojnë. Sipas tij në LSI mendojnë se në PS janë të pabesë, ndërsa socialistët thonë se LSI po merr shumë pushtet.

“Nga LSI mendojnë se jemi të pabesë kronikë. Kurse nga ne mendojnë se po e shfrytëzojnë më mënyrë të madhe koalicionin. Unë them se koalicioni funksionon në tërësi, por ju përgjigja pyetjes tuaj duke bërë një përmbledhje të thashethemeve të kafeneve. Por them se koalicioni funksionon”, tha Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?