Manjani: Alibia e Ramës me emrat e biznesmenëve
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për debatin në Kuvend, ky Kryeministri Edi Rama përmendi emrat e disa biznesmenëve të njohur për investimet që do kryhen me koncesione.
Në një koment në Facebook, Manjani thotë se Edi Rama u përdori emrin biznesmenëve për të fshehur problemin e kanalizimit.
“Si të gjithë të kapurit në flagrancë në krim, krijon alibi me emra njerëzish që s’kanë lidhje me krimin! Jua përdor emrat biznesmenëve për të fshehur kanabizimin. Kjo quhet poshtërsi! Asnjëri nga ata biznesmenë nuk ja zë emrin atij edhe kur kanë nevojë! Ka vërtë hall të madh!”,- shkruan Manjani.
Rama:A janë Zamir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj dhe Ramë Gecaj, mafiozë të drogës?!
KOHA JONË SONDAZH

