Manjani apel opozitës: Ndajeni mendjen, ose me Taulantin ose vendet bosh
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mendon se opozita bën gabim që shkon në Bruksel si “opozitë” e Taulantit.
“Për aq kohë sa (me të drejtë) nuk kuvendon me Taulantët këtu në Shqipëri, nuk mund të shkojë të ankohet në Buksel pasi s’ka llogjikë“, shkruan Manjani në një postim në Facebook.
Më tej ish-ministri shton: Ndarja e mendjes është ajo që pret shumica dërrmuese që nuk është me qeverinë e Taulantit!
Postimi i Ylli Manjanit
Opozita bën gabim që shkon në Bruksel si “opozitë” e Taulantit!!!
Për aq kohë sa (me të drejtë) nuk kuvendon me Taulantët këtu në Shqipëri, nuk mund të shkojë të ankohet në Buksel. Ska llogjikë!
Ça mesazhi po japim?! Në Shqipëri nuk bashkëpunojmë me krimin, por në Bruksel takohemi me të, qoftë dhe për t’u ankuar?!
Gabim dhe i rëndë madje!
Le të shkojë vetë Taulanti atje! Vendet bosh të opozitës flasin më shumë sesa ankesat!
Ndarja e mendjes është ajo që pret shumica dërrmuese që nuk është me qeverinë e Taulantit!
O Kjo qeveri është krimi dhe nuk takohemi me të, ose takohemi pavarësisht akuzave dhe kauza e krimit nuk ekziston…!
Ndajeni mendjen!
KOHA JONË SONDAZH

