Manjani: Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për ngritjen shpejt të Gjykatës Kushtetuese, aktualisht jashtë funksionit, duke e thirrur në ndihmë pikërisht për ngërçin e krijuar për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Manjani shkruan se për liritë dhe të drejtat e njeriut që dhunohen apo atyre që iu rrëmbehen pronat e për çështje të tjera nuk duhet Gjykata Kushtetuese, por për dekretin e Sandër Lleshit po.

Postimi i Ylli Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut që dhunohen çdo ditë. Ka njerëz që rrinë në burg ose ju rrëmbehet prona;

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ligje që partia-shtet miraton në shkelje flagrante të Kushtetutës. Ligji i Teatrit është simboli i shkeljes së Kushtetutës;

Për marrëveshjen e detit e jo vetëm;

Rilindjes nuk i duhet Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa për dekretin e Sandër Lleshit po! Për një dekret premtohet se do bëhet shpejt gjykata!

Çfarë legenllëku e tepsihane e qeveris kët vend!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?