Manjani: Dorëheqja e Vishos për arsye personale.
Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kreu i SHISH, Visho Ajazi ka kohë që e ka dhënë dorëheqejn nga dertyra për arsye personale. Ai shton se zhumra që po bëhet sot për këtë largim i shërben vetëm Edi Ramës, për të larguar vëmendjen nga çështjet e drogës.
Postimi i Ylli Manjanit në Facebook:
Dorëheqja e Vishos përdoret thjesht për të hequr vemendjen nga çështja e drogës dhe e krimit qeveritar! Visho ka kohë që e ka ofruar atë dorëheqje, për arësyet e tij personale. Por tani i duhet Kryeministrit për show që shmang vemendjen.
Prandaj ti urojmë Vishos Suksese dhe të mbajmë mendjen tek denoncimi i krimit qeveritar me drogën dhe trafiqet!
Të mbajmë gjithnjë në mendje padrejtësinë dhe pabarazinë më të theksuar të shqiptarëve para ligjit, që kjo qeveri ka në konstitucionin e saj!
Një rilindas kanabist nuk është njësoj si një qytetar i zakonshëm! Të mos e harrojmë këtë gjë!
KOHA JONË SONDAZH

