Manjani: Katastrofë, prokuroria mbron krimin e pushtetarëve

Pas publikimit të përgjimeve te shumta në media për zyrtarë të implikuar në afera korruptive dhe kriminalitet ka reaguar edhe ish Ministri i Drejtesisë Ylli Manjani.

Në një shenim në faqen e tij ne facebook ai shkruan: ”E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!. E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!”

Ja postimi i plotë i ish Ministrit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Katatastrofë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhjetëra faqe dokumentash zyrtarë, të klasifikuar për shkaqe hetimore, gjenden sot në media!

Prokuroria, e cila është pronare e atyre dokumentave, në vënd ti ruante me fanatizëm i nxori në media në papergjegjshmëri të plotë!!

Ato dokumenta u prodhuan për të ndihmuar prokurorinë të godasë krimin. Por ajo vendosi ta mbrojë atë, duke nxjerre në publik indiciet zyrtare!

Skandal sa më s’ka!

Tashmë çdo lloj hetimi i mëtejshëm nuk ka kuptim sepse indiciet janë bërë publike dhe “të interesuarit” kanë siguruar alibitë e tyre!

E bënë shtetin gallatë! Drejtësinë sallatë!

E vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin e pushtetarëve kjo ishte!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?