Manjani: Mbjellja e drogës ishte strategji qeveritare

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot në emisionin ‘Opinion’ se mbjellja e kanabisit ishte strategji qeveritaritare.

Ai tha se në korridoret e Kryeministrisë kur flitej për kanabisin merrej si shembull Lazarati.

“Ishte strategji qeveritare për të mbjelle drogë.  Pra deklaratat duhet të jetë që kjo gjë nuk ekziston. E kam dëgjuar ne korridoret e Kryeministrisë , merrnin shembull Lazaratin, që  votonte 100% PD. Ka drejtorë policie që janë bërë shumë pasanikë. Ka qenë koha kur do të nisnin zgjedhjet lokale. Është një analizë politike, një ‘legalizim’ informal ekonomie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka qenë detyra ime ta kem shqetësim nga ndërkombëtarët. Ishte një ndarje shumë e madhe, pse këto nuk bëheshin publike, kanabisi ishte një çështje e qeverisë shqiptare,” tha Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?