Manjani: Mirë urdhëri për peshkun, po për copat e mishit?

Një ditë pasi Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu, foli për arrestimin e peshqëve të mëdhenj, debati politik nuk ka të ndalur.

Në një postim në rrjetin social facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me ironi shkruan se urdhëri u dha, por shtron pyetjen se: Çfarë do të bëhet me pjesën tjetër, me copat e mishit me dy sy që zbatojnë urdhërin pasi nuk dinë as të peshkojnë e as të gjuajnë?

”Urdhëri për peshk u dha! Peshk i madh, i vogël, i ngordhur apo i gjallë çtë jetë! Urdhri u dha! Po me copat e mishit me dy sy si do i bëhet! Ata që do zbatojnë urdhërin e s’dinë as të peshkojnë e as të gjuajnë?! Ata janë as mish e as peshk!’,-shkruan ish-ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, ai shton se Rilindja përmes hashashit siguron harresën e halleve. ”Ndërkohë, Rilindja ofron hashash. Bën mirë për shëndetin mendor dhe harresën e halleve”,- e mbyll komentin Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=364867650624348&id=100013033472627&pnref=story

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?