Manjani-Ramës: Armiku patologjik i lirisë së shprehjes
Ish-ministri i Drejtësisë ka deklaruar se kryeministri Rama gjendet në një armiqësi patologjike me lirinë e shprehjes. Në një postim në Facebook Manjani thotë se nuk është parë një sulm i tillë ndaj gazetarëve që nga koha e arrestimeve të Aleksandër Frangajt e Martin Lekës.
“Armiku patologjik i lirisë së shprehjes, do ti mbushë prap këto nene, që janë aty që prej kohës së Enverit”, shkruan Manjani më tej.
Postimi i Ylli Manjanit
Besoj e patë dhe mbrëmë se në ç’armiqësi patologjike gjendet sot Kryeministri me lirinë e shprehjes.
Që nga koha e arrestimit të Aleksandër Frangajt e Martin Lekës, nuk kishim parë një sulm të tillë ndaj gazetarëve!
Megjithatë, sa për informacion këto nene të Kodit Penal janë bosh. U boshatisën në vitin 2012 edhe me votat e Partisë së Kryeministrit.
Ishte një nisëm e OSBE dhe e mbështetur nga BE dhe KoE. Synimi ishte i qartë: Askush nuk mund të ndëshkohet pse mendon, beson dhe shpreh ato që mendon për qeverinë dhe shtetin.
Armiku patologjik i lirisë së shprehjes, do ti mbushë prap këto nene, që janë aty që prej kohës së Enverit!
Vetëm se i duhen 84 vota…
Të fala shumë OSBE, në qoftë gjallë!

KOHA JONË SONDAZH

