FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manjani: Refuzimi për të kuptuar thelbin e problemit është katastrofë

Nga Ylli Manjani

Nuk e di, po refuzimi për të diskutuar dhe kuptuar thelbin e problemit është katastrofa që po shohim çdo ditë.

Thelbi i problemi është:

Swiss Digital Desktop Reklama

edhe një palë zgjedhje si ato të vjetshmet dhe sistemi demokratik zhduket edhe nga letrat ku gjendet i shkruar!

Swiss Digital Mobile Reklama

I mirkuptoj të gjithë kritikët dhe mbështetësit e krahëve politikë, por jemi duke rrëshqitur aty ku vështirë se do dalim paq!

Do jetë shumë vonë kur të shfaqet në derë polici e të kërkojë hesap përse ke të drejta dhe përse je i lirë…

Le pastaj ata që presin se do “ndërhyjnë aleatët”…. Kemi që në ‘45 qe i presim të ndërhyjnë , por hiç…

Na duhet të kuptojmë se nuk është më në lojë fati i PD, LSI, PR, PDIU, etj…

Nuk është më në lojë as fati personal i kryetarëve të partive.

Është në diskutim serioz Sistemi Demokratik!

Sot vendi drejtohet nga modeli populist më i rrezikshëm i mundshëm. Ky model nxit popullin të duartrokasë dhunimin e çdo të drejte e çdo lirie!

Ndaj zgjidhja fillon me Bashkim të të gjithëve kundër këtij modeli.

Edhe ata që sot e mbështesin modelin që sundon, do ta pësojnë por do jetë vonë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?