Manjani: Kush voton Rilindjen është “shpellar”! Rama, i vetmi që i thotë popullit të vritet me njëri-tjetrin
Teksa po fliste për ngjarjet kriminale në vend, kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme përpara gazetarëve u shpreh se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes bandave, e për këtë ai tha: “le të hanë kokat e njëri-tjetrit”. Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë zhargon të kryeministrit Rama ka reaguar ashpër ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në një postim në Facebook Manjani shprehet se nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”.
“Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin”, u shpreh më tej Manjani.
Ish-ministri e mbyll reagimin e tij duke thënë: Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”.
Postimi i ish-ministrit Ylli Manjani
Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njëri-tjetrin”!
Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!
Rëndë shumë!
E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!
Apo për PPP e koncensione!
Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=563146437463134&id=100013033472627¬if_id=1542186913622503¬if_t=close_friend_activity
KOHA JONË SONDAZH

