Marrëveshja me Shqipërinë në parlamentin grek

Partia më e madhe opozitare në Greqi, Demokracia e Re kërkon që marrëveshja e pritshme midis Athinës dhe Tiranës t’i kalojë fillimisht parlamentit.

Shefi i departamentit të jashtëm të kësaj partie ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm Niko Kotzias.

Sipas Jorgos Koumoutsakos duhet shmangur vënia para faktit të kryer. Ai sjell si shembull marrëveshjen Athinë-Shkup duke e cilësuar një precedent negativ të qeverisë dhe ministrisë së Jashtme, të cilat shkaktuan dëme për interesat greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

“-Në çfarë stadi ndodhen negociatat me palën shqiptare?

Swiss Digital Mobile Reklama

-Cila është tematika e plotë e diskutimeve me homologun tuaj shqiptar?

-A vazhdon pala shqiptare të ngrejë pretendime për çamët?

-Në çfarë pike konkrete ndodhen negociatat për delimitimin e zonave detare, krahasuar me marëveshjen e parë që ishte nënshkruar nga Greqia dhe Shqipëria?

-A është fiksuar një datë e saktë për marrëveshjen e pritshme greko-shqiptare që po negocioni dhe cila është kjo datë?”, pyet ai ministrin e Jashtëm grek përmes një letre që ka shoqëruar kërkesën e interpelancës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?