FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marrëveshja mes Bashës e Kryemadhit, Braimllari: Bashkim energjish kundër Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se marrëveshja e firmosur sot mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi, për koalicion pas zgjedhjeve është bashkim energjish kundër kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ka alternativë rilindja ka njerëz të konsumuar në të gjithë qarqet. Energjia e rilindjes është fokusuar te rilindja duke lënë mënjanë socialistët të ndershëm, do ketë personazhe që vijnë nga oligarkia. Shkërmoqja e LSI është meraku më i madh i  Rilindjes sot.  Ka një dakordësi sa i përket marrëveshjes. Rakordim programi në mënyrë që të implementohet. Pikat e LSI janë pranuar nga fronti. Marrëveshja është bashkim energjish kundër Ramës dhe për të rikthyer shpresën në vend”, tha ai.

Ndërsa u ndal te zgjedhjet e 25 prillit, Braimllari tha se LSI është shumë e fortë në Berat, dhe se atje sipas tij do të marrë 3 mandate. Ndërsa në Korçë ai do marrë 4 mandate. “Ne jemi mbi 3 mandate në Berat, sipas sondazheve. LSI është shumë e fortë në Berat. Në Korçë do marr 4 mandate”, shtoi ai. Teksa u ndal tek të larguarit në LSI, ai tha Nasip Naço nuk ka dhënë kontribut në këtë parti që prej 2017-ës. “Këto persona janë persona që kanë që nga 2017 ska dhënë asnjë kontribut, kanë pasur posteve që i kanë marrë falë LSI. Pas 2017 i është kërkuar nga LSI të vazhdojë, por s’kanë qenë në komunikim me zonën”, tha Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe….

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?