Bota në ankth/Mbi 2.3 milionë të infektuar nga koronavirusi

Bota feston Pashkët ortodokse, por koronavirusi po përparon. Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në mbi 2.3 milionë. Ndërkohë që kanë humbur jetën nga virusi 158 885 persona.

Saktësisht, në të gjithë globin, janë infektuar me virus 2 3120 58 njerëz. Të shëruarit nga koronavirusi deri në këto momente janë 590 367 vetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të kryesojë listën e personave të infektuar me koronavirus me 726 856 persona. Ndërkohë në SHBA masat e ashpra kanë sjellë reagimin e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve me virus vjen Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet se nga fundi i vitit mund të dilet disi nga kjo gjëndje pandemie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?