FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbledhja e PS, Rama-deputetëve: Jo punësime me SMS, ikni tek njerëzit

Tek mbledhja e PS-së, mësohet se kryeministri Edi Rama ka qenë kritik me deputetët socialistë, të cilët iu ka kërkuar që të mos punojësojnë njerëz me SMS, por të shkojnë pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.

”Mos u merrni me punësime e SMS. Punësimet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lerini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëpër zona dhe të jeni sa më pranë qytetarëve. Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre. Bëni kujdes me qytetarët”,-mësohet të ketë thënë Rama.

Kjo i ngjan një përgatitje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ashtu siç disa zëra pohojnë se mund të ndodh nëse Shqipëria më 28 qershor merr nga Këshilli i BE-së, një përgjigje negative për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?