”Më në fund me djalë”, Rama: Aprovohet kontrata për “bypass”-et e Fierit dhe Vlorës
Kryeministri Edi Rama, është i gëzuar dhe këtë e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjete sociale. Rama bën me dije lajmin e aprovimit bga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës.
Nuk ka nguruar, as ta nis postimin me fjalët: Më në fund me djalë. Kryeministri zbulon se puna do të nisë pas pak ditësh dhe në qershor, sezoni turistik do e gjejë këtë rrugë të hapur.
”Ufffffff… “më në fund me djalë”. Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”,-shkruan Rama.
Ufffffff… "më në fund me djalë"🥂Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik😎
— Edi Rama (@ediramaal) October 24, 2018
KOHA JONË SONDAZH

