Media maqedonase: Gruevski nuk është arratisuar nga Shqipëria

Rreth dy muaj pas largimit të tij në Hungari raportohet se Nikolla Gruevski, ishkryeministi i Maqedonisë nuk është larguar nëpërmjet pikave të vendkalimit kufitar nga Shqipëria, raportojnë mediat maqedonase.

Nga hetimet e kryera deri më tani nga prokuroria themelore, sipas burimeve të portalit Sakam da kazham, rezulton se në arratisjen e tij Gruevskit nuk ka patur asnjë leje zyrtare pikat zyrtare të vendkalimit as nga Qafë Thana, as nga Shën Naumi, që janë pika kufitare me Shqipërinë, të vendosura në afërsi të Ohrit dhe Strugës.

Gjithashtu bëhet e ditur se Prokuroria ka kontrolluar inçizimet e kamerave të sigurisë dhe ka marrë në pyetje policinë kufitare, dhe është konstatuar se në asnjë prej vendkalimeve kufitare të Maqedonisë, nuk ka shkelur këmba e Nikolla Gruevskit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e ndjekura të prokurorisë deri më tani thuhet se për çështjen se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftim (pasi pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1), kjo është çështje e këtij shteti të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu sipas agjencisë së lajmeve maqedonase ISK.MK nga inçizimet e kamerave të sigurisë në kufinjtë e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Prokuroria për krim të organizuar ka konfirmuar se ka kaluar me automjet diplomatik në Malin e Zi, e pastaj në Serbi, prej ku pastaj ka arritur në destinacionin e tij të fundit që ishte Hungaria ku siguroi azil politik.

Pas arratisjes së më 11 nëntor 2018, më 13 nëntor nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ Gruevski njoftoi se gjendet në Hungari, ndërsa një javë më vonë tregoi se autoritetet e atjeshme ia kanë pranuar kërkesën për azil.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?