Mediu në Londër: Partia Konservatore Britanike mbështet opozitën shqiptare për qeveri tranzitore

Një delegacion i opozitës shqiptare i kryesuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një sërë takimesh me përfaqësues të politikës në Britaninë e Madhe, të cilët po njihen me situatën politike që po kalon vendi që prej djegies së mandateve të deputetëve nga ana e opozitës.

Pjesë e këtij delegacioni është dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili përmes rrjeteve sociale bën me dije se gjatë takimit me kryetarin e Partisë Konservatore Brandon Leëis, Partia në pushtet në Angli, mbështet qëndrimin dhe kërkesën e opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri transitore.

“Londër me z. Basha dhe kolegë deputetë Bumçi dhe Gjunkshi

Swiss Digital Desktop Reklama

Takime me kryetarin e Partisë Konservatore Brandon Leëis, Partia në pushtet në Angli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Konservatore Britanike dhe Partia Republikane janë pjesë e të njëjtës aleancë Europiane ACRE, e cila ka mbështetur qëndrimin dhe kërkesën e opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri transitore”, shprehet kryerepublikani Fatmir Mediu në komentin bashkëngjitur disa pamjeve nga ky takim.

Takimi me Bashën

Në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, Kryetari i PD, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike, Brandon Leëis.

Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Leëis mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komsionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve. Basha i shprehu kryetarit Leëis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat.

Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe z. Naim Hasani.

 

Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në mënaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?