Mehmetaj: Qeveria hedh në rrugë 230 punonjës të Albpetrol

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka denoncua sot shkarkimin e 250 punonjësve të Alpetrol. Në një postim në Facebook, Mehmetaj shprehet se në kulmin e krizës ekonomike qeveria ka vendosur të lërë në rrugë qindra punonjës dhe duke mos u dhënë asnjë mbështetje.
Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Kjo nuk është varfëri nga virusi Korona, kjo është varfëri e mbjellë prej kohësh nga një qeveri që do ti shohë qytetarët e saj të pamundur e të nëpërkëmbur.
Ndërkohë që shfaqen përball kamerash e aparatësh fotografik me qese me miell e makarona, qeveria vendos në këto ditë të vështira të shkarkojë nga puna 230 punonjës të Albetrolit. Ndërkohë 120 të tjerë presin të shkarkohen në maj. Punonjës që prej shumë vitesh i kanë shërbyer këtij vendi në një sektor të vështirë por jetësor për ekonominë tonë. Qytetar të ndershëm të Patosit, Fierit e zonave përreth që u prihet buka e familjes me një të rënë të lapsit në një kohë kur do duhet të ndihmoheshin me tepër e jo të pushoheshin nga puna. Edi Rama i kërkon llogari bizneseve që këto ditë shkarkojnë punonjësit e tyre, po Edi Ramës kush do i kërkojë llogari? Skandali nuk mbaron këtu. Arsyeja e shkarkimit të këtyre punonjësve është reduktimi i fuqisë punëtore për arsye financiare, por ndërkohë këto arsye nuk qëndrojnë kur partia shtet punëson shërbëtorët e saj. Nëse kërkon në dokumentat e Albetrolit gjen se janë dhjetra të tjerë që janë punësuar gjatë muajve të fundit. Skandal! Qeveria duhet ta kthejë sa më parë këtë vendim. Edi Rama dhe ministrat e tij boll e mbushën ditën me live facebook-u duke qarë me lot krokodili, po të ulen në zyrat e tyre e të mendojnë si ti mbajnë në punë këta qytetarë e të ndihmojnë mijëra të tjerë që nuk kanë mundësi të sigurojnë as bukë e ujë për familjet e tyre.

Me poshtë është vetëm njëri prej vendimeve, të afishuara në muret e Albpetrolit gjenden edhe të tjerat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?