Mesazhi i Bashës për Ramën nga Londra: Për demokraci janë këputur koka mbretërish
Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, në një takim që zhvilloi sot në mbrëmje kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, me komunitetin shqiptar, ka dhënë mesazhe të forta kundër kreut të qeverisë. Basha u shpreh se për standarde demokratike janë këputur dhe koka mbretërish.
“Për demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë. Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi. Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik. Ndersa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë“,- tha ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Kreu i PD u shpreh se pjesëmarrja në protestën e 25 majit vendimtare për fitoren. “Nuk do të ketë më bir nëne të përsërisë për shqiptarët tragjedinë 50 vjeçare që i la 100 vjet pas, i izoloi dhe i ktheu në një rezervat në zemër të Europës. Një nga garancitë për këtë jeni edhe ju këtu, që i dini vlerat e Europës, siç i dinë edhe të afërkit tuaj në Tiranë. Ju ftoj të bëni gjithçka që ky aksion që sapo ka misur të jetë sa më i madh, sa më i vendosur, sa më i fuqishëm, duke nisur me të shtunën e 25 Majit. Bjeruni telefonëve, mobilizoni njerëzit, nxirrini në protestë. U kërkoni që të jenë ata, nëse nuk keni mundësi të shkoni vetë. Sa më e madhe pjesëmarrja, sa më i madh bashkimi, aq më të numëriara do t’i ketë orët Edi Rama”,- tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

