FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i Kryemadhit për të rinjtë: Ju duhet ta drejtoni vendin

Në një takim me të rinjtë këtë të premte pas rikthimit të saj nga SHBA-të kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh të fortë, duke thënë se brezi i saj politik dështoi të “ të bëjë shtet” në Shqipëri.

E teksa ka kërkuar një arsimim më të mirë për të rinjtë, Kryemadhi është shprehur se edhe LSI ndihet “fajtore” për çka nuk është bërë e arritur në fushën e arsimimit.

“Shqiptarët me protesta e fundit kanë treguar se e kanë vrarë frikën, madje e kanë  kapërcyer paksa. Por qëllimi nuk është që të tregojmë muskujt përballë  kundërshtarëve. Të rinjtë duhet të kërkojnë një arsim më të  mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju motivojmë më shumë ju sepse ne dështuam në bërjen e Shqipërisë dhe i vetmi mëkat që ne duhet të shlyejmë është që tju japim forcën ju, guximin dhe kurajon që ta bëni ju Shqipërinë dhe të bëhet ajo Shqipëri që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë se 30 viti e tranzicionit për hir të së vërtetës i kanë kushtuar Shqipërisë, brezave dhe i kanë kushtuar atyre shqiptarëve që nuk janë sot në Shqipëri, por kanë emigruar, por mbi të gjitha kanë rrudhur dhe kanë plakur zemrat e nënave shqiptare, të cilat qajnë cdo ditë.”-tha Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?