FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i Presidentit Meta për jetimët: Duhet të ndiejnë ngrohtësinë e shtetit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve për këtë pjesë të shoqërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta apelon që të punojmë për integrimin e jetimëve. Ai thotë se ata duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë, ndërsa publikon edhe foton e Strehës së Parë Vorfnore, të ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën mbështetjen e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.
Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe.??

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?