Mesazhi i veçantë i Monika Kryemadhit: Ju kërkoj falje…

Ndjesa dhe kërkesa e faljes janë terma që për politikën shqiptare janë të huaja. Por ndryshe ndodh me Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sot ka bërë një mesazh jo të zakontë në Facebook, teksa ka kërkuar ndjese për vuajtjet që politika u ka sjellë qytetarëve.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për ngjarjen e Bulqizës ku dhjetëra fëmije janë helmuar nga gazi.

Në një postim në Facebook, përveç ngushëllimeve, Kryemadhi u kërkon ndjesë gjithë shqiptarëve për realitetin e hidhur ku politika i futur në këto 27-vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e radhës: dhjetëra fëmijë janë helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë! Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur”,- shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi i kryetares së LSI, ndryshe nga politikanët e tjerë, që akuzojnë ose heshtin tregon edhe përgjegjshmërinë e një politikane. Kryetarja e LSI-së ka kurajën jo vetëm të pranojë se këto vite janë bërë gabime të rënda, por edhe të kërkojë falje. K.J

 

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/1439965129449558

Shkon në 27 numri i nxënësve të shtruar në spital nga shkolla në Bulqizë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?