FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mësimi që vjen nga Stambolli, kandidati opozitar udhëheq zgjedhjet

Sipas rezultateve të para jozyrtare, Ekrem Imamoglu kryeson në votimet për bashkinë e Stambollit. Qendrat e votimeve janë mbyllur në orën 17:00, me orën lokale, dhe sipas mediave turke, kandidati i opozitës udhëheq me 53.72% të votave përballë ish-kryeministrit Binali Yildirim, i cili raportohet se ka siguruar 45.37% të votave. Kjo diferencë, nëse konfirmohet në fund të numërimit të votave, është më e thellë se ajo e zgjedhjeve të para, që u anuluan nga gjykata.

Duket se Yildirim e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje, pasi është shprehur për mediat: “Aktualisht, kundërshtari im është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj atij suksese.”

Pas 25 vitesh, që kur Rexhep Taip Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti do i takojë një force opozitare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?