Meta: Kurrë nuk besoja se avionët e drogës kishin leje qeveritare

Presidenti Meta në intervistën me Çim Pekën iu përgjigj, ndër të tjera edhe kësaj pyetje në lidhje me fenomenin e trafikut të drogës dhe mos përkushtimin e qeverisë. Ai tha se: “Nuk e kam besuar vërtetë kurrë që mund të vinin avionë, të rrezikonin, të zbrisnin në fushë apo në vende të caktuara. Më është dukur një gjë e pamendueshme, e paimagjinueshme, dhe kur ndodhi herën e parë, kuptohet që ndoshta ishte si rastësi, por kur ndodhi herën e dytë qëndrimi im ka qenë tepër i qartë, që ky është një problem i madh, problem serioz, dhe i sigurisë kombëtare veç të tjerave.

Të rrëzohet një avion 5-6 km në vijë ajrore mbi Aeroportin e Rinasit është diçka jashtë imagjinate, dhe akoma më tej më pas kur Kreu i Antimafies italiane, z. Franko Roberti bëri vlerësime mjaft shqetësuese dhe kritike për trafikun e kanabisit nga Shqipëria në Itali duke dhënë dhe përmasa tepër shqetësuese të rritjes së tij, sigurisht që qëndrimi im ka qetën tepër i qartë dhe parimor.

Kështu që nuk kam ndonjë arsye për t’iu rikthyer se kam thënë diçka të tillë. Kam thënë, kam qenë dhe jam një mbështetës i fortë i luftës kundër krimit të organizuar sepse e konsideroj si sfidën dhe problemin më të madh që ka siguria jonë kombëtare, por dhe e ardhmja ekonomike e Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?