Meta: Nano bëri qoken e radhës. I jam mirënjohës që e kam patur shofer dhe nuk më ka aksidentuar

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar si absurde deklaratat e Fatos Nanos kundër tij. Në një intervistë për “Syri TV”, kreu shtetit u shpreh se “nuk harxhoj kohë më një njeri si Nano që dha shembullin më të keq në drejtimin e shtetit”.

Presidenti ka kujtuar dhe kohën kur Nano u arratis nga detyra si kryeministër. “Nano kur kollitej Doktori, largohej nga Tirana. Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë që braktis institucionet kur sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar në kazino e buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare. Si karakter ai mbetet një ordiner, por së çfarë e shtyu t’i bënte shërbimin e radhës kryeministrit këtë unë nuk mund ta di“,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Meta ka ironizuar ish-kryeministrin dhe për kohën kur i lutej që Edi Rama ta bënte kryetar shteti.  “Nano bëri qoken e radhës. I jam mirënjohës që e kam patur shofer dhe nuk më ka aksidentuar”,- tha kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?