Meta në Prespë: Diaspora shqiptare e Nakolecit asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen
Në kuadër të vitizitës që po zhvillon pre dy ditësh në Manastir, dhe pas takimeve në fshatin Mexhitli të Manastirit, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një tjetër takim në një nga fshatrat me shumicë shqiptare, konkretisht, në fshatin Nakolec të zonës së Prespës me shumicë shqiptare, në Maqedoni.
Ashtu si Mexhitli, edhe në këtë fshat është hera e parë që një President shqiptar e viziton këtë zonë.
“Të ruajmë gjuhën shqipe dhe traditat tona kombëtare. Diaspora shqiptare, kontribut të jashtezakonshëm për mbarë kombin shqiptar në ruajtjen e vlerave kombëtare”- u shpreh ndër të tjera kreu i Shtetit, Ilir Meta.
Ndërkaq, në rrjetin social Presidenti Meta ka publikuar dhe disa foto nga takimet e veçanta që ai zhvilloi me shqiptarët e Nakolecit.

“Në Nakolecin e Prespës, mes vëllezërve e motrave shqiptare, të cilët po e mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar e gjuhën e mrekullueshme shqipe. Diaspora shqiptare e Nakolecit asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen dhe kombin, duke dhënë kontribut të çmuar e të jashtëzakonshëm për ruajtjen e traditave kombëtare.??”- shkruan Presidenti Ilir Meta në komentin bashkëngjitur fotove.
KOHA JONË SONDAZH

